Samiti i NATO-s që do organizohej vitin tjetër në Shqipëri vihet në pikëpyetje, shkak shpenzimet e ulëta për mbrojtjen
NATO po shqyrton mundësinë që të mos organizojë samitin e saj vjetor vitin e ardhshëm në Shqipëri, për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, një kritik i shpeshtë i aleancës, si dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se vendi pritës Shqipëria, është një nga anëtarët me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen. Bloomberg shkruan se Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka shpenzuar më pak për mbrojtjen brenda NATO-s, duke mos arritur deri së fundmi objektivin afatgjatë për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Sipas Bloomberg, diskutimet për heqjen dorë nga samitet vjetore janë intensifikuar këtë javë, ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Ankara, sipas personave të njohur me bisedimet. Trump tha se kishte...
Burimi:
sot.com.al