Salianji akuza ndaj Berishës: “Më tha se i ka detyrim Ramës të qëndrojë në pushtet deri në 2033”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë deklarata të forta ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Salianji zbuloi detaje nga një takim që, sipas tij, ka zhvilluar me Berishën pasi kishte dalë me leje nga burgu. Ai theksoi se kishte marrë leje në muajin maj, me vonesë, pasi sipas tij duhej të kishte dalë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Në deklaratën e tij, Salianji pretendoi se gjatë bisedës, Berisha i ka thënë se lirimi i tij nga arresti në shtëpi kishte ardhur si rezultat i një marrëveshjeje të nënkuptuar politike. “Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës, që të rrijë në pushtet deri në vitin 2033, sepse këtë ma...
Burimi:
kohajone.com