Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/ Reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas sulmit masiv të Rusisë në Kiev, ku u godit edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë. “Delegacioni i BE-së dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin me dron dhe raketa gjatë natës mbi Kiev nga Rusia, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi edhe rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i pamatur na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne jemi në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Burimi:
sot.com.al