Rrjet prostitucioni në Fier/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S., e akuzuar për “Prostitucion”. Sipas organit të akuzës, hetimet nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, e cila kërkoi ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji. Nga veprimet hetimore, rezultoi se shtetasja braziliane kishte hyrë në Shqipëri në shtator të vitit 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara përmes platformave të komunikimit në internet. Sipas Prokurorisë, ajo ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë....
Burimi:
gijotina.com