Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve. Komisioni u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së Haki Çako dhe nga përfaqësues të strukturave që kanë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes civile. Gjeneral brigade znj. Razije Mehmeti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, z.Arben Cara, drejtor i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Skënder Brataj, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe Dhimitraq Ziu, drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në DPPSH, folën mbi gatishmërinë për mbështetje tokësore dhe ajrore, kapacitetet logjistike dhe ndërhyrjet në mbështetje të strukturave vendore. Gjatë mbledhjes u analizua situata e krijuar nga temperaturat e larta dhe u vlerësua angazhimi i strukturave vendore,...