Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së mbajtur në Apelin e GJKKO-së, në kuadër të dosjes SASPAC. Gjatë zhvillimit të seancës, Beqaj i kërkoi trupit gjykues që t’i mundësohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Kërkesa e ish-ministrit nuk u pranua, pasi gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e saj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv