Rrezikoi plazhistët, gjobitet shtetasi në Dhërmi/ Kaloi me gomone perimetrin e sigurisë, sekuestrohet mjeti lundrues
Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve që po bënin plazh këtë të dielë. Rasti u denoncua nga qytetarët, të cilët filmuan mjetin lundrues dhe publikuan pamjet edhe në portalin JOQ. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë, duke konstatuar gomonen dhe identifikuar drejtuesin me inicialet F. D. Në përfundim të procedurave administrative, ndaj tij u vendos masa administrative prej 500 mijë lekësh, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Policia Kufitare bën apel për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit në plazhe. Njoftimi i plotë i policisë: Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...
Burimi:
sot.com.al