“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë…

“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë…

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, në një takim me gazetarët sot, ka sqaruar arsyet dhe teknikën e propozimit që PS ka bërë për kalimin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht. Në nisje, ai akuzoi opozitën se e ka vonuar punën e këtij komisioni, i cili kishte afat 9 muaj për të përfunduar punimet. “Katër muajt e parë opozita nuk erdhi, një muaj u mor me kalendarin e diskutimeve. Një pjesë e detyrave që komisioni duhej të realizonte nuk u bënë, sepse opozita mori në mënyrë sistematike shumë kohë. Që kur është krijuar komisioni, afati ka qenë 9-mujor dhe kjo dihej”, tha ai. Duke shpjeguar këtë propozim, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive...