Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike

Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë. Sipas raportimeve, aktualisht, në Qafë Thanë po punohet me disa mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve, ndërsa e njëjta situatë po zhvillohet edhe në zonat e tjera të Korçës. Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës, raportohet se në zonën e njohur si Gropat e Gëlqeres, rreth 5 kilometra nga Erseka në aksin Ersekë–Leskovik, është konstatuar rrëshqitje e pjesshme e rrugës. Ndërkohë, Hidrovori i Tushemishtit vijon punën me tre pompa, pasi njëra është jashtë funksionit. Niveli i...