Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës, ministrja Sala: Shërbimi vijon pa ndërprerje

Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës, ministrja Sala: Shërbimi vijon pa ndërprerje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, inspektuan ecurinë e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, ku po vijon një nga projektet më të rëndësishme të modernizimit të infrastrukturës spitalore në vend. Ministrja Sala, gjatë vizitës në bllokun operator, i cili është në proces rikonstruksioni dhe modernizimi të plotë, theksoi se puna po vijon me ritme intensive për përfundimin në kohë të investimit, ndërsa vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor për garantimin e shërbimit ndaj pacientëve në çdo moment. “Pavarësisht procesit të rikonstruksionit, shërbimi në Spitalin Universitar të Traumës po vijon pa ndërprerje. Stafi mjekësor po punon me dy turne dhe me standarde të larta profesionale për të garantuar trajtim cilësor dhe të sigurt për çdo...