“Revolta qytetare zemëron qeverinë”/ The Guardian jehonë protestës kundër Ramës: Demonstruesit pa parti politike zënë..

“Revolta qytetare zemëron qeverinë”/ The Guardian jehonë protestës kundër Ramës: Demonstruesit pa parti politike zënë..

Prestigjozia britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull protestave që po mbahen prej ditësh në Shqipëri. Në artikull theksohet se ajo që nisi si një lëvizje kundër resortit në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje kundër qeverisë së Edi Ramës. The Guardian nënvizon se shumë prej qytetarëve që kanë dalë në protesta shprehen se kundërshtimi ndaj zhvillimeve në Zvërnec nuk lidhet vetëm me një resort, por me një pakënaqësi më të thellë ndaj klasës politike në vend. Në artikull përmendet edhe qëndrimi i Parlamentit Evropian, i cili ka ngritur shqetësime për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe ka kërkuar që Shqipëria të garantojë përputhjen me legjislacionin evropian për mbrojtjen e natyrës. The Guardian thekson se zyrtarët e BE-së thonë se pa një marrëveshje mbi...