Rëndohet bilanci i viktimave, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja u përplas me ‘Audi-n’ dhe ra nga lartësia
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’. Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël. Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune. Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com