Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari jep detajet: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari jep detajet: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jetë në arrati, ndërsa policia dyshon se ai fshihet brenda territorit shqiptar. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, autoritetet kanë informacione se Shakaj nuk ka dalë jashtë Shqipërisë dhe se është parë në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan. Sipas Çelmetës, ka informacione që Shakaj ka ndryshuar pamje dhe veshje për të mos u njohur. “Ky person rezulton që nuk ka dalë jashtë territorit shqiptar pasi policia ka informacione se fshihet brenda territorit shqiptar. Madje deri në ditën e gjetjes së trupit të Eglant Koçit kishte informacione se ai fshihej në Tiranë, Elbasan, në fshatrat e Tiranës. Policisë pas disa ditësh...