Rekord në Aeroportin e Tiranës! 1.65 milionë pasagjerë vetëm në korrik
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një tjetër rekord në trafikun ajror, duke përpunuar afro 1.65 milionë pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga Tirana International Airport, trafiku i pasagjerëve u rrit me 28.1% krahasuar me korrikun e një viti më parë, ndërsa rritja vjetore arriti në 19.4%. Një rekord i veçantë u regjistrua më 27 korrik, kur aeroporti përballoi brenda 24 orëve 58,805 pasagjerë dhe 329 fluturime komerciale. Rritja bëhet edhe më e dukshme në krahasim me periudhën para pandemisë. Vetëm gjatë korrikut, numri i pasagjerëve të përpunuar nga TIA ishte sa rreth gjysma e të gjithë trafikut që aeroporti regjistroi gjatë vitit 2019. Fluksi i lartë i udhëtarëve ka sjellë edhe ngarkesë të shtuar për stafin dhe strukturat që...
Burimi:
ntv.al