Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik
Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të vendit. Gjatë muajit korrik, vetëm në Kakavijë dhe në PKK Qafë Botë së bashku me Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës, janë përpunuar mbi 304 mijë pasagjerë dhe dhjetëra mijëra automjete, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve në kufirin me Greqinë. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës janë përpunuar 138 mijë e 189 pasagjerë dhe mbi 38 mijë automjete. Fluksi është përballuar pa problematika të mëdha nga pala shqiptare, falë organizimit të shërbimeve gjatë sezonit veror. Muaji gusht pritet të shënojë pikun e lëvizjeve, pasi mijëra emigrantë kthehen në atdhe...
Burimi:
sot.com.al