Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet t’i kërkojë Kuvendit një shtyrje afati për funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnjë produkt final. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha të hënën në seancë plenare se shtyrja do të kërkohet edhe për disa muaj të tjerë me synimin që të adresohen të gjitha rekomandimet për draft-projektligjet për Financimin e Partive Politike dhe për Kodin Zgjedhor. Gjiknuri deklaroi në seancë se Komisioni ka kryer “një punë relativisht të mirë”, por ka pasur vështirësi në komunikimin politik. “Një projekt konsensual që ka kaluar filtrat e Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias dhe kemi mundësinë edhe këto javë që kanë mbetur t’i vijmë Kuvendit me një ligj të gjithëpranuar,” tha ai. Edhe bashkëkryetari opozitar...
Burimi:
gijotina.com