Reforma territoriale/ Selenica kundërshton bashkimin me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar
Këshilli Bashkiak i Selenicës, me votat e mazhorancës dhe opozitës, ka dalë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, të gjithë këshilltarët kanë shprehur qëndrimin se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Këshilltarët deklaruan se do ta kundërshtojnë deri në fund projektin e propozuar nga PS, duke argumentuar se bashkimi me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës. Kundër projektit është shprehur edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj. Ai ka argumentuar se Selenica duhet të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe se qëndrimi do të mbrohet përmes argumenteve institucionale. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë. Edhe ata kanë shprehur...
Burimi:
sot.com.al