Reforma territoriale/ Haxhimali sulmon kryebashkiakët: Heshtën para Ramës…
Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, ka kritikuar qëndrimin e kryetarëve të bashkive pas propozimit për Reformën Administrative-Territoriale, duke i akuzuar se nuk kanë reaguar për të mbrojtur interesat e komuniteteve që përfaqësojnë. Në një intervistë, Haxhimali u shpreh se drejtuesit vendorë duhet të kishin kërkuar transparencë dhe sqarime për të ardhmen e bashkive të tyre, në vend që të heshtnin përballë qeverisë. “Ku ka vend në botë që kryeministri t’i trajtojë kryetarët e bashkive si vasalë të tij? I merr në mbledhje dhe ata vetëm duartrokasin”, deklaroi ai. Sipas ekspertit, kryebashkiakët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe duhej të kërkonin publikisht informacion mbi kriteret dhe arsyet e ndryshimeve të propozuara në hartën administrative. “Ata përfaqësojnë komunitetet dhe duhej të ishin shprehur. Duhej të...
Burimi:
ntv.al