RAT 2026- flagrancé antikombëtare e sektit Rama(pjesa I-Selenica si shembull)
Nga Bujar Leskaj Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 u prezantua me premtimin se do ta afronte pushtetin vendor me qytetarët, do të rriste cilësinë e shërbimeve dhe do të ulte kostot e administratës publike. Dymbëdhjetë vite më pas, bilanci tregon se këto objektiva nuk u arritën, dhe prezantimi i draftit nga sekti Rama e thellon akoma më shumë të keqen e reformës së vitit 2014. I-Shkrirja e Bashkisë Selenicë, inkurajimi që sekti Rama i jep shpopullimit dhe goditjes identitare të kësaj zone Në vitin 2014, me ndarjen administrativo-territoriale, u krijua Bashkia e Selenicës, e përbërë nga gjashtë njësi-administrative: Selenica, Armeni, Vllahina, Kotë, Brataj dhe Sevaster. Sot, 12 vite më vonë, sekti Rama, propozon që Bashkia Selenicë, si përfaqësuese e krahinës së Lumit të Vlorës, Selenicës...
Burimi:
sot.com.al