“Raporti i PE për Shqipërinë pasqyron krizë të thellë”, Kulluri: Parlamenti i kapur nga qeveria, BE-ja u grabit

“Raporti i PE për Shqipërinë pasqyron krizë të thellë”, Kulluri: Parlamenti i kapur nga qeveria, BE-ja u grabit

Analisti Edvin Kulluri ka deklaruar se raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë nxjerr në pah problematika të rënda në disa fusha kyçe, përfshirë politikën, krimin e organizuar, ekonominë, korrupsionin, administratën, zgjedhjet dhe presionin ndaj drejtësisë. I ftuar në një studio televizive Kulluri u shpreh kritik ndaj mënyrës se si raporti është interpretuar nga qeveria, duke ironizuar deklaratat që e kanë cilësuar atë si “raport të mirë”. “Raporti ngre disa shqetësime, deri te administrata publike që sot është në situatë të rënduar… Raporti përmend disa problematika, situata e rënduar, por edhe kompromisi i shkatërruar nga qeveria socialiste… deri te shkatërrimi i zgjedhjeve, ku administrata u përfshi në zgjedhje. Nuk ndahet shteti nga administrata, është turp i madh”, u shpreh ai. Sipas Kullurit, një nga gjetjet më...