Rama të nxjerrë dokumentet për disa grupe të errëta/ Karamuço: Në protestë ka elementë që duan dhunën

Rama të nxjerrë dokumentet për disa grupe të errëta/ Karamuço: Në protestë ka elementë që duan dhunën

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se kthimi i 4 zyrtarëve të RMV në kufirin me Shqipërinë, u bë për sigurinë kombëtare.  Karamuço u shpreh se në protestën në Tiranë ka elementë që duan dhunën. Karamuço shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të deklasifikojë dokumente për grupe të errëta, që bëjnë thirrje për dhunë. “Sidomos në dy protestat e fundit që ishin shumë masive, kishte një trup të shëndetshme, të sinqertë, me probleme të përditshmërisë, dhe pastaj, në një perimetër, mund të them se ka edhe grupe të tjera, që mund të jenë politike, fetare, me ndikime beninje dhe malinje. Por grupimi, i shëndoshi është kthyer në auto imun. Ne që e kemi përjetuar 1997, e kemi fobi kur shikojmë një xham të thyer në...