“Rama të arrestohet”/ Protestë e pandalur kundër kryeministrit, qytetari: Kanë vjedhur popullin
Mbahet sot protesta e 40 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin Skëndërbej ndërsa bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa bëjnë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të dalin në protestë masivisht deri në rrëzimin e kësaj qeverie. “Poshtë Edi Rama, të arrestohet sepse ka vjedhur popullit. Ka bërë reformën e vjedhjes së pensioneve” , u shpreh një qytetar.
Burimi:
sot.com.al