“Rama, Sala, f*ck you”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së, thirrje njëzëri: Opozitë e shitur
Protesta e 39-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, ku gjatë kalimit pranë selisë së Partisë Demokratike, nuk kanë munguar thirrjet kundër tyre. Protestuesit kanë brohoritur “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, duke shprehur pakënaqësi ndaj të dyja palëve politike. Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera, ndërsa protestuesit kanë vijuar rrugëtimin nëpër kryeqytet. “Ju erdhi fundi, “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, ishin thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë marshimit.
Burimi:
sot.com.al