“Rama po përpiqet të shmangë agjendën politike të protestës”/ Kikia: Është rrënuar moralisht, i kanë rënë…

“Rama po përpiqet të shmangë agjendën politike të protestës”/ Kikia: Është rrënuar moralisht, i kanë rënë…

Analisti Mentor Kikia ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave qytetare, duke argumentuar se kreu i qeverisë po përpiqet të ndryshojë fokusin e debatit publik dhe të shmangë kërkesat politike të protestuesve. Sipas Kikisë, Rama e ka pranuar se protesta ka ndikuar në klimën politike, por po përpiqet ta trajtojë atë jo si një kërkesë për ndryshim politik, por si një pakënaqësi sociale dhe ekonomike. “Rama e ka pranuar që protesta ka trazuar ujërat e politikës si një faktor, në përpjekje për të mos shkuar te konsiderimi i kërkesës së vetme: dorëheqja e qeverisë, një qeveri teknike dhe një ligj i ri zgjedhor”, u shpreh Kikia. Ai tha se kryeministri po ndërton një strategji komunikimi duke ndarë protestuesit në kategori, duke përdorur simbolikën...