“Rama ik”/ Bulevardi i ‘përmbytur’ nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës, ushtojnë ovacionet e forta

“Rama ik”/ Bulevardi i ‘përmbytur’ nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës, ushtojnë ovacionet e forta

Ka nisur zyrtarisht marshimi i madh i qytetarëve, të cilët pasi janë grumbulluar masivisht në bulevard, janë nisur drejt rrugëve kryesore të Tiranës. Në mbarë aksin kryesor të Tiranës ushtojnë thirrjet e njëzëshme “Rama ik” dhe kërkesat e prera për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe kabinetit të tij. Protesta pritet të vijojë masivisht në orët në vazhdim, duke ndjekur skenarin e njëjtë të ditëve të kaluara.