Rama i përgjigjet “Reporterëve pa Kufij”: MIA ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me organizatën ‘Reporterë Pa Kufij’ lidhur me matjen e transparencës dhe lirinë e medias. Në një reagim në X, pas raportit të fundit nga ‘Reporterë Pa Kufij’ që e rendisin Shqipërinë në vendin e 83, Rama shprehet se Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. “Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive? Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të...
Burimi:
top-channel.tv