Rama fuqizon SHISH-in, inteligjenca shqiptare merr akses te të dhënat shtetërore dhe zgjeron survejimin
Qeveria e Edi Ramës po përgatit një zgjerim të ndjeshëm të kompetencave të Shërbimit Informativ të Shtetit, përmes një pakete ndryshimesh ligjore që forcojnë rolin e inteligjencës shqiptare dhe zgjerojnë fushat ku do të mbledhë informacion. Projektligji i miratur sot në qeveri parashikon ndryshime në ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, duke e riemërtuar institucionin zyrtarisht si “Shërbimi Informativ i Shtetit” ose SHISH. Por ndryshimi nuk mbetet vetëm te emri. Paketa e re zgjeron ndjeshëm spektrin e monitorimit dhe mbledhjes së informacionit nga inteligjenca shqiptare, duke futur për herë të parë në fokus kërcënimet ekonomike, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit. Sipas draftit, SHISH do të mbledhë informacion jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, për çështje që lidhen me...
Burimi:
sot.com.al