“Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha i opozitës”, Salianji: S’mund të pranojmë që në PD të grabiten zgjedhjet!

“Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha i opozitës”, Salianji: S’mund të pranojmë që në PD të grabiten zgjedhjet!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar bilancin e saj si një model të “korrupsionit të sofistifikuar”, ndërsa paralelisht ka kërkuar ndryshime të thella edhe brenda vetë opozitës. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me qytetarët në Tiranë, Salianji tha se Shqipëria po përballet me pasojat e një qeverisjeje që, sipas tij, ka përqendruar pushtetin dhe vendimmarrjen në duart e një grupi të vogël njerëzish, duke lënë në plan të dytë interesin publik. “Bilanci i qeverisjes së Ramës është korrupsion i sofistifikuar”, u shpreh ai, duke argumentuar se problemet ekonomike, largimi i qytetarëve nga vendi dhe mosfunksionimi i institucioneve janë tregues të një modeli qeverisës që ka humbur kontaktin me nevojat reale...