Radhë dhe tension te mjekësia/ Studentët presin prej orësh për regjistrim
Procesi i regjistrimit të studentëve fitues në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë është shoqëruar këtë të mërkurë me radhë të gjata, pritje disaorëshe dhe tension mes kandidatëve. Sipas denoncimit të një studenteje, kandidatët ndodhen në ambientet e universitetit që prej orës 08:30 të mëngjesit, në pritje për të marrë numrin që u mundëson kryerjen e regjistrimit. “Na thanë në orën 14:30, por vajti ora 15:00 dhe akoma nuk janë shpërndarë numrat”, shprehet studentja. Sipas saj, pritja e gjatë ka sjellë nervozizëm mes të rinjve, ndërsa në disa momente kandidatët janë shtyrë me njëri-tjetrin në përpjekje për të siguruar një numër dhe për të përfunduar procedurën. STUDENTËT: PRESIM QË PREJ MËNGJESIT Pakënaqësitë janë shtuar edhe pasi, sipas dëshmisë së studentes, procesi është ndërprerë gjatë pushimit të...
Burimi:
ntv.al