58 milionë euro pasuri të sekuestruara/ Britania: Pronat po përdoren për pastrimin e parave në Shqipëri

58 milionë euro pasuri të sekuestruara/ Britania: Pronat po përdoren për pastrimin e parave në Shqipëri

Një njoftim zyrtar i qeverisë britanike ngre një alarm të fortë për përdorimin e sektorit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri për pastrimin e të ardhurave kriminale. Më 26 gusht 2026, Ambasada Britanike në Tiranë publikoi marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi. Por brenda njoftimit ndodhet një shifër që kërkon vëmendje shumë më të madhe. Sipas qeverisë britanike, vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri ka kaluar 58 milionë euro. Në këtë bilanc përfshihen mbi 1,000 sekuestrime dhe konfiskime të pasurive të paluajtshme. Dhe Londra shkon më tej. Në njoftimin zyrtar thuhet se këto të dhëna pasqyrojnë shkallën...