13 milionë dollarë në lojë/ Albpetrol kërkon të rrëzojë vendimin në SHBA
Shqipëria ka hapur një betejë të re ligjore në Shtetet e Bashkuara për një faturë prej afro 13 milionë dollarësh, që buron nga një konflikt shumëvjeçar për vendburimet shqiptare të naftës. Zhvillimi i fundit është bërë publik më 25–26 gusht 2026. Albpetrol i është drejtuar Gjykatës Federale në Uashington D.C., duke kërkuar rrëzimin e vendimit në mungesë që njohu dhe bëri të ekzekutueshëm në SHBA një vendim arbitrazhi në favor të GBC Oil, të drejtat e të cilit tashmë i janë kaluar Omni Bridgeway. Në qendër të konfliktit janë marrëveshjet për shfrytëzimin e vendburimeve shqiptare të naftës, përfshirë Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj. VENDIMI: RRETH 13 MILIONË DOLLARË Dosja gjyqësore amerikane tregon se në korrik 2020 një tribunal arbitrazhi i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dha një vendim...
Burimi:
ntv.al