Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierë, shërbimet e kërkim shpëtimit tentativa për lokalizimin e minatorit

Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierë, shërbimet e kërkim shpëtimit tentativa për lokalizimin e minatorit

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë sot në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.