Qytetarja e revoltuar nga sheshi: Kam vite që vuaj nëpër dyert e gjykatave! Ky sistem është i gjithi i korruptuar, më i keq se komunizmi
Një protestuese, nga sheshi “Skënderbej” denoncoi se prej vitesh ndodhet nëpër dyert e gjykatave për shkak se nuk ka legalizimin e tokës së saj. Në një prononcim për News24, ajo deklaroi se shteti është i gjithi i korruptuar ndërsa tregoi konfliktin me komshiun e saj. Ajo theksoi se ky sistem, që e krahasoi me komunizmin, duhet të rrëzohet sa më shpejt. “Shteti është i gjithë i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat, policia Kadastrat, legalizimet e të gjitha. Ky shtet është i kalbur. Unë personalisht kam probleme me legalizimet. Komshiu im punon aty dhe të gjithë i ka korruptuar dhe kur vjen fundi unë vuaj akoma gjykatave. Ka 5 vjet që nuk po marr dot legalizimet. Gjyqtarët janë të korruptuar. Policia e komisariatit nr 6 është...
Burimi:
gijotina.com