Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Skemat e tjetërsimit të pronave në bregdet nuk po kursejnë më as pikat kufitare të vendit. I fundit në radhë është Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut, i cili do t’i kalojë privatit përmes të ashtuquajturit projektit Copëzat, që zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut ndodhet në një nga pozicionet më të lakmueshme të bregdetit Jonian. E gjendur në linjën e parë të bregdetit, kjo pronë me sipërfaqe prej më shumë se 1800 metër katrorë, kufizohet me plazhin dhe ofron një nga pamjet më mahnitëse. Pika kufitare e Dhermiut Kjo shpjegon edhe presionin e madh të privatizimit, i cili tashmë do të finalizohet përmes projektit Copëzat, i njëjti projekt që u përdor për të tjetërsimin...