Qeveria miraton draftin, zgjerohet fusha ku SHISH mund të mbledhë informacion. Paga e drejtuesve tani me vendim të Ekzekutivit
Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime ligjore për ti dhënë Shërbimit Informativ Shtetëror një fushë më të madhe ku mund të mbledhë informacion për sigurinë kombëtare. Në draftin e bërë publik thuhet se SHISH do të mbledhë informacion për kërcënimet që vijnë nga aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së huaj, në të gjitha format që shprehet dhe shfaqet, në funksion të ruajtjes së integritetit, pavarësisë dhe rendit kushtetues si dhe për terrorizmin dhe ekstremizmin, krimet kundër mjedisit, prodhimin dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, si dhe për stabilitetin e brendshëm dhe rajonal. Në të njëjtën kohë SHISH-it i janë shtuar edhe dy detyra të tjera: mbledhja e informacionit për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride si dhe “kërcënimet ndaj infrastrukturës...
Burimi:
top-channel.tv