Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës. Uji ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale, ndërsa qytetarët janë përballur me vështirësi në lëvizje në rrugë dhe në pedonalen e qytetit. Siç shihet edhe nga pamjet, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të pedonales, situatë e favorizuar edhe nga bllokimi i pusetave, të cilat nuk kanë përballuar prurjet e mëdha të ujit, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj. Reshjet mund të kenë sjellë probleme edhe në sektorin e bujqësisë, por deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për dëme në kulturat bujqësore apo në sipërfaqet e mbjella. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme të konsiderueshme materiale...