Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal për mediat. Oleksandr Khanza raportoi në platformën Telegram se forcat ruse nisën gati 50 sulme në pesë zona të rajonit, duke përdorur dronë, bomba dhe predha artilerie. Dy persona u vranë pranë Nikopolit, një qytet që shpesh është shënjestër e sulmeve në bregun perëndimor të lumit Dniepër, përballë centralit bërthamor Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia. Një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë, sipas Khanzës.