PS nuk gjen qetësi, një tjetër kryebashkiak bie në “rrjetën” e SPAK,Prokuroria e Posaçme merr të pandehur Erion Isain..

PS nuk gjen qetësi, një tjetër kryebashkiak bie në “rrjetën” e SPAK,Prokuroria e Posaçme merr të pandehur Erion Isain..

Partia Socialiste duket se nuk po gjen qetësi, teksa një tjetër kryebashkiak socialist ka rënë në “rrjetën” e SPAK. Kështu Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuloi dje ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 280/1 të vitit 2020 ndaj 12 personave, mes tyre kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe përfaqësues të një shoqërie private. Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë “Shpërdorimin e detyrës”, “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Falsifikimin e dokumenteve”. Një nga episodet kryesore të hetimit lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti...