Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Në të gjithë vendin mbi 26.600 maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla; të jenë në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të...