Protestuesja: Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop

Protestuesja: Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop

Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kjo protestë i ka mësuar t’i thotë frikës stop. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo tha se në vend që të arrestohet Rama, arrestohen protestuesit. Qytetarja shtroi pyetjen nëse presidenti i vendit dhe Gjykata Kushtetuese janë për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë. Ajo theksoi se presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit. “Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop. Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë? Në vend që të arrestohet Rama, arrestoi protestuesit dhe i mbajti nën arrest 72 orë. Presidenti dhe GJK të marrin...