Protestuesit ndezin Tiranën! Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë: Rama ik, jep dorëheqjen!

Protestuesit ndezin Tiranën! Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë: Rama ik, jep dorëheqjen!

Atmosfera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka arritur kulmin, ku mijëra protestues sapo kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, duke “ndezur” Tiranën me një revoltë masive. Brohoritjet e qytetarëve kanë pushtuar sheshin, ndërsa thirrjet “Rama ik!” dhe “Jep dorëheqjen!” po dëgjohen fuqishëm në të gjithë perimetrin e institucionit. Me flamuj kuqezi në duar, protestuesit kanë krijuar një kordon të madh përpara selisë së ekzekutivit. Qytetarët shprehen të vendosur për të mos u larguar, duke e cilësuar këtë moment si pikën e kthesës kundër kabinetit qeveritar.