Protestuesit i dërguan videon e re, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet…

Protestuesit i dërguan videon e re, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet…

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është drejtuar zyrtarisht, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesë për të nisur menjëherë dhe kryesisht (ex officio) një hetim të pavarur dhe efektiv, për pretendimet e dhunës ndaj protestuesve gjatë dhe pas protestës së 2 korrikut. Shkresa drejtuar organit të prokurorisë bazohet në vëzhgimet në terren të realizuara në datë 2 Korrik 2026, pamjet publike të protestës të bëra në media, në pretendimet e ngritura edhe në seancën gjyqësore të 5 korrikut për vleftësimin e arrestit në flagrancë të protestuesve, dhe në ankesat dhe videot e protestuesve dhe avokatëve mbrojtës të tyre, të përcjellja pranë zyrës sonë. Sipas nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kur dalin prova të tilla publike, prokuroria...