Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

Protestuesit kanë dorëzuar paraditen e së mërkurës në SPAK librin “Albanian Files”. Në protestën e së martës, ata mblodhën edhe firma për këtë qëllim, kur paralajmëruan edhe padinë që do të paraqesin sot. Sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Edi Rama. Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se dorëheqja e kryeministrit është “kërkesa e panegociueshme” e tyre, ndërsa shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin. “Ne qytetarë të Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot ëtu për të sjellë provës që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të...