Protestuesi i revoltuar: Si hidhen miliona euro në rrugë pa kryer studime gjeologjike?!

Protestuesi i revoltuar: Si hidhen miliona euro në rrugë pa kryer studime gjeologjike?!

Për të 37-tën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të nisur protestën e radhës kundër qeverisë. Një nga protestuesit ka dhënë një deklaratë për mikrofonin e News24, duke shpërthyer në akuza të forta ndaj sistemit politik, dështimit të shëndetësisë publike dhe korrupsionit me infrastrukturën. Protestuesi u shpreh i zhgënjyer nga e gjithë klasa politike që ka udhëhequr vendin që nga rënia e komunizmit, duke theksuar se shqiptarët vuajnë për tre komponentët bazë: lirinë, mirëqenien dhe sigurinë. Në shënjestër të qytetarit ka qenë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me shembjet e shpeshta të akseve rrugore të sapondërtuara. Ai rrëzoi argumentet e kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh i faturon këto ngjarje si “probleme natyrore”.     “Nëse...