Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve
Edhe në Lushnja ka nisur të protestohet, por fokusi është te sektori shëndetësor. Dhjetëra qytetarë janë bashkuar për të ngritur zërin mbi kushtet e rënduara të spitalit të Lushnjës. Protestuesit u mblodhën para spitalit, më pas u drejtuan në sheshin qendror të qytetit, ku u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e marrjes së statusit rajonal të spitalit të Lushnjës. Protestuesit ankohen se ky shqetësim është i hershëm dhe kundra të dyja forcave politike, ndonëse i pranishëm ishte edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi. Qytetarët protestojnë përpara spitalit të Lushnjës për kushtet e rënduara, mes tyre edhe deputeti Korreshi. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv