“Protestë madhështore dhe civile”, ish-ambasadori Tarifa: I kujton lidershipit se populli të zgjedh, mjaft me…

“Protestë madhështore dhe civile”, ish-ambasadori Tarifa: I kujton lidershipit se populli të zgjedh, mjaft me…

Ish-ambasadori dhe diplomati Fatos Tarifa, i ftuar në një studio televizive ka komentuar protestën e radhës që u zhvillua sot në kryeqytet. Tarifa e cilësoi këtë tubim si një protestë tërësisht qytetare, legjitime dhe të vonuar, duke vënë në dukje kulturën e lartë të treguar nga pjesëmarrësit. Sipas diplomatit, kjo lëvizje vjen si një reagim ndaj mënyrës se si po qeveris kryeministri, duke kritikuar hapur atë që ai e quajti “arrogancë” të pushtetit që zgjat prej vitesh. Tarifa u shpreh se ndryshe nga tubimet e dhunshme me të cilat vendi është përballur në historinë e vet 35-vjeçare, kjo e sotmja tregoi një standard të ri qytetarie. Ai vlerësoi veçanërisht gjestin e pastrimit të bulevardit nga vetë protestuesit në përfundim të tubimit. “Nuk ka emër tjetër...