Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve!

Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve!

Eurodeputeti bullgar, Andrey Kovatchev, nga Korça ka vlerësuar ecurinë e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian, por është ndalur edhe te protestat masive që po zhvillohen në vend. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe se protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, ndërsa u bëri thirrje si qeverisë ashtu edhe opozitës të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje në interes të qytetarëve. Sipas Kovatchev, Shqipëria ka bërë progres në procesin e integrimit dhe mbetet një nga vendet më të avancuara për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kovatchev: Jemi shumë të kënaqur që ndodhemi përsëri në Shqipëri, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Bullgar. Javën e ardhshme në Strasburg, ne do të miratojmë në seancë plenare raportin vjetor...