PROTESTA TE KUVENDI, 19 TE ARRESTUAR-EMRAT
Policia e Shtetit ka publikuar bilancin zyrtar të incidenteve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar të enjten pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku tubimi u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë arrestuar në flagrancë 19 persona, të cilët dyshohet se kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie, si edhe sulmuan deputetë të Kuvendit të Shqipërisë gjatë zhvillimit të protestës. Mes personave të arrestuar është dhe një prej organizatorëve, Gent Progni. Në paraburgim po mbahet dhe Arbër Lleshaj, i akuzuar për goditjen e një gazetari. Ndërkohë, 12 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Policia bën të ditur se hetimet vijojnë dhe se janë identifikuar...
Burimi:
ntv.al