Protesta/ Nisin hetimet ndaj 15 personave, policia: Bllokuan qarkullimin në disa akse rrugore dhe tejkaluan orarin
Kanë nisur hetimet ndaj 15 personave, organizatorë apo pjesëmarrës në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se hetimet ndaj këtyre personave kanë nisur për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Policia sqaron se konkretisht protestuesit bllokuan qarkullimin në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës. Po ashtu Policia thekson se u tejkalua orari dhe perimetri i lëvizjes së njoftuar paraprakisht para nisjes së protestës. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, Policia njofton se u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë. Reagimi i Policisë: Tiranë-Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime...
Burimi:
sot.com.al