Protesta në Zvërnec, Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon për lëndimin e minoritarit grek: Keqardhje për situatën!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për protestën e dhunshme të një dite më parë në Zvërnec, gjatë së cilës u lëndua edhe një shtetas i minoritetit grek, duke shprehur keqardhje. Ministria thotë se autoritetet shqiptar dhe greke kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm lidhur me ngjarjen. Gjithashtu thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi...
Burimi:
sot.com.al